ShowBizzz

U largua nga “Goca & Gra”/ Heidi zbulon arsyen, ka të bëjë me Romeon?

Ashtu sikurse u bë e ditur, Heidi Baci zbuloi se do largohet nga moderimi i “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes në një periudhë jo shumë komode për të.

Mbrëmjen e kaluar ishte puntata e saj e fundit në këtë emision. Ajo tregoi mirënjohjen ndaj ekranit dhe producentëve të Top Channel për hapësirën që i kanë dhënë dhe më pas shpjegoi arsyen e vërtetë të këtij largimi.

“Fillimisht doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, por vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem” – tha Heidi e emocionuar.

“Është një moment që, sado jam ndier shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”