Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Sot duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit. Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, tha Nikçi për teve1.info
Ai ka shtuar se është lënduar shoqëruesi i Muhaxherit. Kryetari i Pejës ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore./teve1.info/