ShowBizzz

Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet Einxhel Shkirës: Më dhimbsesh

Në rrjet është diskutuar shumë për një konflikt të mundshëm mes Einxhel Shkirës dhe producenten e “Big Brother Vip Kosova”, Olsa Muhameti.

Shkaku i këtij debati është raportuar të jetë pikërisht “Big Brother Vip Kosova” dhe mosmarrëveshjet për rolin e opinionistes që i ishte propozuar Einxhelit.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Goca dhe Gra”, Einxhel Shkira sqaroi arsyet përse nuk pranoi të ishte pjesë e “Big Brother Vip Kosova” si opinioniste.

Ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë debat me producentët dhe nuk kupton pse shpërndahen lajme të tilla, duke shtuar se ajo është gjithmonë e hapur për të diskutuar dhe nuk sheh arsye për të debatuar.

Einxhel u shpreh se është kërkuese dhe e respekton atë që ofron, prandaj dëshiron që edhe nga pala tjetër të ketë të njëjtin respekt.

Ajo konfirmoi se nuk kishte firmosur asnjë kontratë dhe se disa gjëra nuk ishin përputhur me kërkesat e saj. Megjithatë, ajo sqaroi se pagesa nuk ishte arsyeja që e pengoi.

Einxhel theksoi se nuk është tipi që e përcakton punën bazuar te pagesa dhe nëse kjo do të ishte e rëndësishme për të, nuk do të qëndronte larg ekranit për tre vjet.

Moderatorja shtoi se ndjeu presion nga vetja për të kënaqur të tjerët, por nuk ndihej komode për të bërë diçka që nuk përputhej me veten.

Pas kësaj deklarate, producentja Olsa Muhameti reagoi menjëherë në “Instastory” duke shkruar: “Kur mendon se po gënjen të tjerët, por në fakt po gënjen veten tënde. Më dhimbsesh!”.

Kjo përgjigje e drejtpërdrejtë nga Olsa lë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka pasur keqkuptime ose pakënaqësi të thella, ndonëse detajet e sakta të konfliktit mbeten ende të paqarta.



lokimagazine