LifeStyle

E keni ditur? Ja cilat ushqime ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë

Mëlçia, luan një rol kyç në metabolizëm dhe përpunimin e substancave që hyjnë në trup. Një dietë e shëndetshme, e pasur me fruta dhe perime, është thelbësore për dezintoksikimin dhe funksionimin e duhur të këtij organi.

Por cilat janë disa nga bimët që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë?

Hithrat
Përdoren shpesh në çajra për të mbështetur shëndetin e mëlçisë dhe për të ndihmuar në pastrimin e organizmit. Hithrat përmbajnë hekur, vitaminë C dhe enzima që ndihmojnë në rritjen e rruazave të kuqe të gjakut.

Majdanozi
I njohur për përbërësit e tij shëruese, si miristicina dhe apigjenina, majdanozi ka efekt antibakterial dhe mbrojtës për mëlçinë. Ai është gjithashtu i pasur me antioksidues, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.

Shpargujt
Kjo perime është e pasur me kalium dhe aminoacide. Si një diuretik natyral, shpargujt ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues. Klorofili i pranishëm në shparg i jep atij ngjyrën e gjelbër dhe kontribuon në pastrimin e mëlçisë.

Avokado
Konsumi i avokados stimulon prodhimin e glutationit, një antioksidant që ndihmon në luftën kundër radikaleve të lira. Avokado është gjithashtu i pasur me yndyra të shëndetshme, që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit në gjak.