Lajme

Theret për vdekje një person në Prishtinë, rasti ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e therjes me mjet të mprehtë, të dielën në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për teve1.info se dyshohet se rastit i cili ka ndodh rretho orës 20:30, i ka parapri një mosmarrëveshje.

“Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për teve1.info se një person ka pranuar trajtim në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është liruar dhe marrë nga Policia e Kosovës.