Lajme

Dinari vazhdon kundërligjshëm të qarkullojë në komunat në veri të vendit

Dinari po vazhdon edhe më tej të qarkullojë lirshëm në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ndonëse përdorimi i kësaj valute është i kundërligjshëm, në veri të vendit pagesat po kryhen edhe me dinarë. Kjo po ndodh, pavarësisht faktit se Banka Qendrore e Kosovës në muajin maj e kishte përmbyllur periudhën tremujore transitore për zbatim të lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme.

Kundërligjshëm dinari po vazhdon të qarkullojë në komunat në veri të vendit.

Për t`u siguruar se pagesat po kryhen në dinar, ekipi i medias ka provuar në disa dyqane në veri të vendit që të kryej pagesa me këtë valutë. Shitësit nuk kanë hezituar që të pranojnë dinar e as që kthimin e parave ta bëjnë në këtë valutë.

“Unë dinarin më së shumti e përdori edhe pse pensionin e Kosovës e marrë në euro, tani na kanë rritur pak, 120 euro”, tha në qytetar.

Disa banorë të tjerë hezituan të flisnin. Ndërsa, pati edhe prej atyre që u ankuan se po detyrohen që të shkojnë në Rashkë për t’i marrë pensionet.

RTK ka kërkuar të dijë nga Banka Qendrore e Kosovës nëse janë duke u kryer kontrolle në këto komuna, megjithëse nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

Përveç komunave veriore, dinari po qarkullon lirshëm edhe në Graçanicë.