Lajme

“Përshëndetje bashkëluftëtarët e mi”: Kështu fillon fjalinë e tij Fatmir Sopi në Hagë

Fatmir Sopi, ish-epror i UÇK-së në zonën e Llapit, është dëshmitari i radhës në rastin e ish- krerëve të UÇK-së në Hagë.

Para se të prezantohej nga Prokuroria, Sopi në fjalën e tij ka përshëndetur ish-krerët e UÇK’së.

“Përshëndetje bashkëluftërarët e mi”, ka thënë ai.

Sopi është prezantuar si Prokuroria si zëvendëskomandant i UÇK’së në zonën operative të Llapit. Në prezantimin e Prokurorisë thuhet se ai ka qenë i rëndësishëm në themelimin e brigadës “Fehmi Lladrovci”, shkruan Insajderi.

Prokuroria ka thënë se Sopi pritet të japë dëshmi për brigadën 153. /Insajderi.org