Lajme

Ibrahimi: Komunës së Suharekës i mbyllet xhirollogaria bankare nga Qeveria

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka njoftuar se Komunës së Suharekës i është bllokuar xhirollogaria bankare nga Qeveria e Kosovës si pasojë e kontratës kolektive.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i dëgjojë kërkesat e komunave për kontratën kolektive.

“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka njoftuar Ibrahimi.

Edhe Komuna e Vitisë ka pasur probleme të tilla ku pagat në fillim të muajit tetor nuk kishin dalë për mësimdhënësit.

Nga SBASHK kanë thënë se këto probleme nuk vijnë nga kontrata kolektive, por sipas tyre kjo po ndodhë për fajin e nivelit lokal edhe ati qendror.