96
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku një i mitur ka goditur një bashkëmoshatar me thikë gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës Pollatë-Podujevë, ndërsa dy të miturit po udhëtonin së bashku.
Sipas informacioneve, pas një fjalosjeje mes tyre, i dyshuari e ka goditur viktimën me një thikë në krahëror, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar në prezencë të prindit dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS). Ndërkohë, thika është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.
I dyshuari është intervistuar gjithashtu në prezencë të avokatit mbrojtës, prindit dhe përfaqësuesve të QPS-së.
Me autorizim të prokurores nga Departamenti për të Mitur, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për një periudhë prej 24 orësh, ndërkohë që hetimet për këtë rast janë në proces.