ShowBizzz

“Si macja me miun”- Efi Dhedhes konfirmon prishjen e miqësisë me Mikela Pupën, kush ishte shkaku i krisjes në marrëdhënien e vajzave? Ish-banorja e “BBV”: Unë nuk i harroj lehtë njerëzit por…

Ish-banorja e “Big Brother Vip” Efi Dhedhes, më në fund ka folur rreth krisjes së shoqërisë së saj me Mikela Pupën.

Ndonëse vajzat nuk kishin folur asnjëherë publikisht për këtë situatë, kjo u kuptua lehtë nga fansat pasi u pa se ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale.

Në një intervistë Efi ka treguar se ato ziheshin shumë, duke bërë një krahasim si “macja me miun” prandaj edhe vendimi ka qenë i dyanshëm për të mos qenë më shoqe.

“Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij,” – tha moderatorja.

Ndër të tjera ajo shtoi se “Nga instagrami unë nuk kam hequr njeri,” duke na lënë të kuptojmë që ky hap është marrë nga Mikela.

“Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe. Nuk jemi parë më të them të drejtën. Nga Instagram-i unë nuk kam hequr njeri,”–  u shpreh ajo në emisonin “Goca dhe Gra”.

Mirëpo Efi nuk harron të shtojë se e ka uruar ish-shoqen e saj për shtatëzaninë, po ashtu ka qenë pjesë edhe e “baby-gender” pasi sipas ish-banores së BBV ajo nuk i harron njerëzit lehtë.

“Shtatzëninë? Patjetër që e kam uruar Mikelën. Kam qenë te ‘baby-gender’. Kam qenë aty. Nuk heq dorë kollaj nga njerëzit”.