Lajme

Ambasadori Latifi vizitoi qendrën e të moshuarve, pronë e kosovares, Merita Pinta

Ambasadori kosovar në Zvicër, Mentor Latifi, i ka bërë një vizitë një qendre për përkujdesje të të moshuarve në Bad Zurzach në Aargau. Me këtë rast ai është pritur nga Merita Pinta, pronare dhe presidente bordi e firmës “Prima Pflege” në kuadrin e së cilës funksionojnë dy qendra për përkujdesje të të moshuarve, në regjionin Zurzibiet.

Ekipi i Merita Pintes ofron përkujdesje shëndetësore “Inhouse” për banorët, në partneritet me kompaninë “Domum” në tri objekte ku bëhet fjalë për 97 banesa.

Së shpejti pritet të hapet edhe një repart i ri për 26 të moshuar. Në këtë vizitë, diplomati kosovar është njohur nga afër me punën që bëjnë këto qendra dhe ka biseduar për sfidat në fushën e përkujdesjes shëndetësore në Zvicër si dhe për mundësinë e bartjes së këtyre përvojave dhe në Kosovë.

Për më shumë, shikoni videon nga vizita e ambasadorit në qendrat për përkujdesje të të moshuarve nën menaxhimin e kompanisë “Prima Pflege” të Merita Pinta: