Lajme

Kryeziu: Vuçiq po planifikon ndjekjen penale të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës

Ish-nënkryetari i gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu mendon se projektligji i miratuar nga qeveria e Serbisë i cili parasheh ndjekjen penale të zyrtarëve institucional të Kosovës, të cilët sipas shtetit serb po shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut të komuniteti serb në Kosovë, do të paraqesë telashe serioze për zyrtarët institucional të Kosovës.

Kryeziu thotë për rtv21 se ky projektligj do t’i japë hapësirë forumeve ndërkombëtare pasi që edhe Kosova ka shpallur në kërkim disa persona të cilët i quan terrorist që kanë vepruar në Banjskë.

Ai ngriti alarmin se nëse ky ligj hynë në fuqi, do të krijohet një listë ku do të futën persona zyrtar varësisht nga autoriteti dhe të njëjtit do të mund të arrestohen sa herë që dalin jashtë Kosovës përveç në Shqipëri.

Ky ligj do të thotë se qeveria serbe po ndjekë trendin politik të kohës së Millosheviqit. Kjo nënkupton dhe i jep hapësirë forumeve ndërkombëtare sepse edhe ne i kemi shpallë në kërkim disa persona që i quajmë terroristë që kanë vepruar në Banjskë. Kjo nënkupton kundërvënie se ne i kërkojmë ata dhe ata i kërkojnë disa që po konsiderohen se i shkelin liritë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë për shkak se Serbia e konsideron Kosovën si krahinë të veten të cilën e ka edhe në Kushtetutë dhe në baza ligjore ata mendojnë se kanë të drejtë por ky është një ligj i cili nuk korrespondon me ligjet Evropiane dhe me demokracinë e një vendi. Mendoj se ata do ta bëjnë një listë ku do të futën zyrtarët institucional të Kosovës do të bëhen me emra se kush do të përndjekjet dhe me siguri se do të shkojnë në bazë të autoritetit të shtetit prej fillimit deri në fund dhe këta persona do të kenë telashe kur dalin jashtë Kosovës përveç Shqipërisë. Ka mundësi që mund të arrestohen edhe më Mal të zi e Maqedoni dhe vende të tjera sepse këta hyjnë në lista të Interpolit dhe Interpoli nuk shikon arsye por vetëm vepron”, ka thënë ai.