Lajme

“S’dua të vdes me emër arab”, profesori mitrovicas e ndërron emrin nga Ahmet në Shqiptar

Ndërtimi i një katedrale në Bajgorë.

Kjo është ideja e profesorit nga Mitrovica Ahmet Musa.

Ai në emisionin Kosova Today e ka shpjeguar se nga erdhi ideja e tij.

Por, profesori e kishte ndërruar edhe emrin nga Ahmet në Shqiptar.

Ai shpjegoi se tani e tutje do të quhet Shqiptar Shaljani.

“Që nga mosha madhore emri im më ka penguar personalisht. Është emër tipik arab, nuk dua të vdes me emër arab. Dua të vdes me emër tipik shqiptar”, tha ai.

Ndiqeni deklarimin e tij: