Lajme

Del në ankand Ferrari i fundit që pilotoi Michael Schumacher, çmimi është marramendës

Në Sotheby’s, kompania prestigjioze e ankandit, do të dalë në shitje makina Ferrari 248 F1, e pilotuar nga ish-piloti gjerman Michael Schumacher në sezonin 2006 të Formula 1.

Kjo ishte makina e fundit Ferrari e pilotuar nga Schumacher, i cili u rikthye katër vite më vonë në pistat e F1, por më Mercedes.

Njëvendëshja me të cilën piloti gjerman debutoi në Imola 2006, mori pole position dhe fitore.

Ajo u përdor për herë të fundit në garën e Monza.

Më pas, ajo makinë u ble në vitin 2007 nga një koleksionist ende enigmë, i cili sot vendosi ta nxjerrë në ankand.

Çmimi fillestar për blerjen e saj është mbi 10 milionë dollarë.