Lajme

Hoxhaj: Rezultati i Qeverisë Kurti për politikën e jashtme është zero

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe njëherit nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se rezultati i Qeverisë së Kosovës për politikën e jashtme është zero.

Hoxhaj tha se Qeveria Kurti nuk i ka përmbushur asnjë nga pesë kriteret e politikës së jashtme.

“Politika e jashtme gjithmonë i ka pesë prioritete. E para, njohjen ndërkombëtare, e dyta, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare – nuk është në NATO, OKB e në BE, tre, marrëdhëniet e saj me vendet e rajonit, katër raportin tonë me BE-në – unë nuk besoj që në vitin 2030 do të jemi në NATO dhe pesë, raportin tonë me Amerikën.

Prandaj, në gjitha këto fusha deri më tash rezultatet të cilat i ka Qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme janë zero. Nuk ka asnjë rezultat të vetëm dhe unë do të gëzohesha nëse do të ishte ndryshe. S’e them këtë vetëm pse jam në opozitë, sepse edhe në këtë pozitë e duam vendin dhe i gëzohesh sukseseve të vendit”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”