Lajme

I jep fund j*tës i paraburgosuri që u arrestua për rastin e 1 ton drogë në Pejë

Një person i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK.

I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje.

Burime brenda Prokurorisë në Pejë kanë thënë për Tëvë1 se viktima është arrestuar javë më parë për kultivimin e 1 ton droge në malet e Pejës.

Ai ishte dërguar në paraburgim për dy vepra “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë të ditur se viktima ka pasur presione të ndryshme sa ka qenë në paraburgim.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se viktima është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij.

“Menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës ndërmorën të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme”, thuhet në njoftim./teve1.info/