Lajme

Aksident i rëndë në Greqi/ Humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pak pas orës 02:00 pas mesnate, në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.

Drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur edhe jetën drejtuesi, një 25-vjeçar shqiptar.