Të shumtë ishin fansat e Liam Payne, që mezi prisnin këngën e tij më të re “Do No Wrong”, një bashkëpunim me kantautorin Sam Pounds. E planifikuar fillimisht për më 1 nëntor, kënga u vendos të realizohej me vokalin e Payne në një nga performancat e tij të fundit të regjistruara.
Por tashmë Pounds ka bërë të ditur se publikimi i këngës është shtyrë. Pounds fillimisht u shfaq në mediat sociale për të ndarë vizionin e tij për “Do No Wrong”, një këngë që ai shpresonte se do të nderonte kujtimin e Payne.
Pounds fillimisht mendoi se kënga do të ofronte ngushëllim, jo vetëm për fansat, por edhe për familjen e Payne. Në një nga postimet e tij, ai shkroi për qëllimin e këngës si një “fuqi shëruese pozitive mbinatyrore. Megjithatë, ai tani ka deklaruar: “Edhe pse të gjithë e duam këngën, nuk është ende koha. Ne të gjithë jemi ende në zi për vdekjen e Liam”.
Artisti zbuloi se të ardhurat nga kënga do të shkonin për një bamirësi të zgjedhur nga familja e Payne, duke nënvizuar angazhimin e tij për të dhuruar në nder të Payne.
Lajmi për tragjedinë e Payne që kaloi në fillim të këtij muaji tronditi botën e muzikës. Ish-ylli i One Direction, vetëm 31 vjeç, vdiq në Buenos Aires, Argjentinë, pas një rënieje fatale nga ballkoni i hotelit.
bal