Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të mërkurën është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sveçla ka thënë se në takim kanë diskutuar për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë, si dhe për takimin e fundit të Procesit të Berlinit.
“Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdarë, në mënyrë që Kosova të merrte pjesë në takimet e CEFTA-s e të Procesit të Berlinit.teve1.info/