Moderatorja Lei Kraja ishte e ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, ku ndau disa nga projektet e saj në radio dhe televizion.
Gjatë intervistës, ajo shprehu qartë që, përkundër spekulimeve të vazhdueshme, nuk do të marrë pjesë në “BBVIP”, pasi nuk do ta përballonte jetesën me shumë njerëz.
Në një moment tjetër të emisionit, Leit iu kërkua të rendiste pesë meshkujt shqiptarë më tërheqës. Ajo përmendi emrat: Lorik Cana, Kristjan Asllani, Nik Xhelilaj, Capital T dhe Ledri Vula.
“Ka kaq shumë, jemi një racë e bukur. Duke qenë se kam qenë në fushën e sportit, do të filloj me futbollistët: Lorik Cana, dhe Kristjan Asllani, i cili është i ri, por shumë tërheqës. Pastaj Nik Xhelilaj pa mustaqe, Capital T dhe Ledri Vula,” tha Kraja.
lokimagazine