Lajme

Mjekët, midis presonit të pacientëve dhe të kompanive farmaceutike për përshkrim të antibiotikëve?

Antibiotikët del se përdoren pakontrollueshëm nga kosovarët.

Ka mjekë që thonë se vetë ata përballen shpesh me presion sidomos nga prindërit e fëmijëve pacientë për të bërë përshkrimin e antimikrobikëve.

Por një problematikë tjetër për të cilën flitet është trysnia që bëjnë kompanitë farmaceutike përmes marrëveshjeve të ndryshme që të përshkruhen produktet e tyre.

Sidoqoftë në Kosovë thuhet se ka përmirësim sa i përket rënies së rezistencës në antibiotikë që ka qenë problem i nënvizuar edhe nga organizma ndërkombëtarë të shëndetit.