Lajme

Aksidenti i merr jetën nxënësit nga Peja

Një aksident trafiku ishte fatal për nxënësin nga Peja, Aron Mazrekaj.

Aroni u përplas dje nga një veturë, e plagët që mori ishin të papërballueshme, raporton IndeksOnline.

Mazrekaj ishte nxënës shembullor në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, madje edhe bursist.

Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit.

“Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte” thuhet në njoftimin që ka bërë publik shkolla ku vijonte mësimet Aroni.

Ky është njoftimi i plotë i shkollës:

Dhimbje e madhe !

E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë!

I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron!

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq.

Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne.

Me përkushtimin e tij në mësime, me mirësinë që tregonte për shokët, dhe me respektin ndaj mësimdhënësve dhe stafit, Aroni pasqyronte vlerat më të larta të shkollës sonë.

Si i tillë me pelqimin e të gjithëve u zgjodh KRYETAR I KËSHILlIT TË NXËNËSVE TË SHKoLLËS.

Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte.

Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën.

Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Çdo sukses dhe aktivitet në shkollë emrin e mbante Aron Mazrekaj.

Çdo pritje çdo prezentim krah drejtoris së shkollës ishe Ti . Bursa që u nda për ty mbeti në letër !

Pusho në paqe, Aroni ynë!

Me dhimbje të madhe !

Drejtoria e shkollës që aq shumë të deshti!



ks