Lajme

Deputetja e PDK-së: 10 pjesëtarë të FSK-së u dorëhiqen për një muaj, ja ku e keni sjellë vendin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje në tetor.

“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja vetëm në muajin tetor.

Pra merreni mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së.

Ja ku e keni sjellë vendin”, tha ajo në seancën e Kuvendit.