Lajme

Kajtazi: Në veturën time u zbulua një pajisje e dyshimtë afër rrotës

Vehbi Kajtazi, analist dhe gazetar, ka njoftuar se gjatë servisimit të veturës së tij është hasur në një pajisje të dyshimtë.

Kajtazi ka thënë se policia është në vend të ngjarjes dhe se është njoftuar edhe prokurori.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në  anën e majtë afër rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit” – ka shkruar Kajtazi.