Lajme

Murati tregon se çka ndikoi në rritjen e buxhetit për vitin 2025

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja e punësimit, rritja e aktivitetit ekonomik si dhe rritja ekonomike mbi 4% janë faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e buxhetit për vitin 2025.

Ndërkaq, sipas Muratit pritet që vitin e ardhshëm rritja ekonomike të shënojë 5.6%.

“Do të jetë viti i katërt që kemi rritje dyshifrore të të hyrave buxhetore do të thotë impakti kryesor apo faktori kryesor që ka ndikuar në rritje të buxhetit janë rritja e të hyrave pra po mblidhet tatimi edhe tek ata që ndoshta në të kaluarën skanë paguar por cfarë është e rëndësishme ka edhe rritje të aktivititetit ekonomik. Rritja e punësimit, rritja e aktivitetit ekonomik dhe rritja ekonomike që ka shënuar mbi 4% përkundër të gjitha sfidave globale që kemi pasur ndërkaq tani me uljen e inflacionit dhe qetësimin e situatës në nivel global presim që për vitin e ardhshëm rritja ekonomike presim që të shënojë 5.6% pra ti rikthehemi atij trendit normal sa e ka edhe potencialin vend”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar buxheti për vitin 2025 me vlerë prej 3.6 miliardë euro.

Kryeministri Kurti ka thënë buxheti i projektuar për vitin 2025,  shënon nivelin 3.608 miliardë euro, që është për rreth 300 milionë euro apo shprehur në përqindje për 8.87% më i lartë sesa ai i vitit 2024./teve1.info/