Lajme

Pacolli: Nuk jam pishman që ia kam dhënë votën Qeverisë Kurti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhënë votën Qeverisë Kurti.

Mirëpo ai thotë se vota u dha në kushte krejtësisht tjera, e siç thotë ai, Pacolli ishte i bindur se kjo qeveri do të sillte ndryshimin në Kosovës.

“Jo unë nuk i bie pishman, dhe nëse do të kishit me pyet Behgjetin tani po të kthehesha në origjinë edhe njëherë, atëherë kur kam qenë fëmijë, e të më thoshe ke disa variante për t’i zgjedhur, cilin rrugëtim do ta marrësh, sinqerisht them nuk kisha dit me zgjedh diçka tjetër. Në rrugën kur isha nis atëherë, do nisesha prapë”, tha Pacolli në D.P.T te Fidani.

“Votën e kam dhënë në kushte krejtësisht tjera, të urtë, faleminderit, gjentil.  Votën ia kam dhënë me bindje, nga vullneti im, se kjo qeveri Kosovën do ta çojë shumë shpejtë përpara dhe do t’i eliminonte ato probleme me të cilat ishin ballafaquar Kosova”.