Lajme

“Qytetarët lotë gëzimi për Bedri Hamzën”, deputetja e PDK-së sqaron deklaratën e dhënë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e ka sqaruar deklaratën që “qytetarët kanë lotë gëzimi për Bedri Hamzën”, kandidatin e PDK-së për kryeministër.

Ajo ka thënë se qytetarët përballen me shumë probleme dhe e shohin Bedri Hamzën si shpresë.

“Unë kam qenë në shumicën e takimeve që i kemi mbajtur bashkë. Unë kam dhënë një deklaratë të sinqertë çfarë unë kam parë. Qytetarët nga gëzimi që po ju vjen një fije shpresë, me gjitha këto probleme që ballafaqohen në baza ditore, Bedri Hamzën e shohin shpresë”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka kritikuar Qeverinë e Albin Kuritt, duke thënë se qytetaret qajnë me lotë për këtë Qeveri që ka qenë në udhëheqje për katër vjet.

“Qytetarët kanë probleme me mbijetu në këtë vend, që të ofrojnë minimalisht mbështetjen për familjet e tyre. Të gjitha këto probleme janë bazë që qytetarëve iu ka humbur shpresa dhe qajnë  lotë me ketë Qeveri që ka qenë në udhëheqje për plot katër vite”, ka thënë ajo.