Disa persona në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit kanë shpuar goma të disa makinave.
Kjo erdhi si pasojë e vendosjes së një pamflet mbi një përmendore.
Kështu bëri të ditur për Tëvë1, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili njoftoi se pamfletet kanë qenë të grisura në momentin kur ka arritur aty policia.
“Disa goma janë shpërthyer, e po ashtu edhe stikersa prej letre janë vendosur në një shtatore të UÇK-së. Janë mbledhur diku 10 persona pastaj kemi ndërhy dhe janë shpërndarë. Policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani./teve1.info/