Lajme

Kokainë me vlerë 700 mijë paund dënohet me 11 vite burg shqiptari në Britani (EMRI)

Një shqiptar, i cili u kap me 13 kg kokainë dhe një pistoletë është dënuar me 11 vite burg.

Irakli Rustemi, 33 vjeç, ishte një emigrant ilegal, tha policia.

Sipas BBC, oficerët gjetën një pistoletë dhe kokainë me vlerë 700,000 £ në shtëpinë e tij.

Ai u ndalua për një kontroll rutinë teksa lëvizte me makinë në Buntingford.

Gjatë kontrollit të makinës, policët gjetën një çelës i cili hapi një apartament Cheshunt.

Oficerët zbuluan armën në banesë, gjashtë fishekë dhe në karikator të fshehur në garderobë.

Ata gjetën gjithashtu kokainë me një vlerë prej 700,000 £.

Kokaina ishte e ndarë në blloqe nga 1 kg secili.