3
Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përballja Kosovë-Serbi nuk do të përfundojë.
Pra, sipas Abdixhikut, Kosova gjithmonë pas ka pasur ShBA-në.
“Nuk e quaj Asociacion dokumentin e tij, e quaj autonomi, lexoni pak e e dini. I kam thënë që ta shkruaj vet draft-statutin e Asociacionit, mos lejo ndërmjetësues ta bëjë këtë. E para është që të refuzojmë draft-statusin e Asociacionit, jo ta trajtojmë, ta refuzojmë. Pra me rinegocim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht, Kosova është tërhequr nga një trekëndësh i rëndësishëm politik, Kosovë-ShBA më pas BE”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosova.
“Le të jemi të qartë, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballja historike Kosovë-Serbi nuk përfundon”.