ShowBizzz

Drenusha: Disa njerëz këtu po më bëjnë t’i harrojë problemet jashtë

Drenusha në darkën e të nominuarve ka thënë se në qëndrimin e saj në shtëpinë më të famshme në vend është duke e shijuar.

Ajo tha se në shtëpi ka njerëz që e bëjnë të lumtur dhe e bëjnë të qesh – kështu duke harruar edhe problemet që ka lënë jashtë.

“Unë në jetë njerëzit gjithmonë i kam klasifikuar sipas preferencave të mija – janë disa njerëz në jetën time që më japin një qetësi shpirtërore, janë disa të tjerë që më bëjnë me qeshë dhe rri me te se më lumturojnë në mënyrën që unë dua”.

“Jeta ime viteve të fundit nuk ka qenë aspak e lehtë edhe kam pas shumë ulje dhe ngritje. Në këtë Big Brother kanë hyrë disa njerëz që më bëjnë të qeshë dhe me i harru problemet që i kam lënë jashtë”, u shpesh Drenusha.

Banorja nuk la pa përmendur edhe ish-bashkëshortin e saj dhe problemet me të. Por, për më shumë detaje klikoni në videon në linkun më poshtë.