Lajme

Parashikimi i motit, tetori mbyllet me temperatura të larta

Sipas MeteoAlb do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme për-gjatë gjithë territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore perëndimore duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës.  Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri -Veriperëndim.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë republikën e RMV; ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të RMV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të RMV; nuk priten reshje.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Europa

Europa Jugperëndimore; është përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash.

Po ashtu, rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta ku sërish kthjellimet më të dukshme priten në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet Greke.

/abcnews.al/