ShowBizzz

Policia konfirmon vetdorëzimin e Stresit

Policia ka konfirmuar se reperi Stresi është vetdorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë, sot rreth orës 09:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se Arkimend Lushaj është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.

Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.



ks