ShowBizzz

I diagnostikuar me kancer, ja donacioni financiar që bëri Liam Payne pak para vdekjes së tij

Vetëm disa orë para vdekjes së tij tragjike, Liam Payne bëri një donacion për një 28-vjeçar që luftonte me kancerin. Ish-ylli i One Direction, i cili vdiq në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, ishte i njohur për punën e tij bamirëse.

Këngëtari nga Wolverhampton ka treguar vazhdimisht ndjeshmërinë e tij, qoftë duke u bërë vullnetar në bankat e ushqimit, qoftë duke bërë donacione të mëdha. Një nga njerëzit e fundit që ai ndihmoi ishte Jack, një ish-kuzhinier i cili ka kancer të fazës 4, Limfoma e qelizave B dhe nuk është më në gjendje të punonte për shkak të trajtimit të tij.

Jack zbuloi për gazetën Mirror se fillimisht mendoi se simptoma e tij e parë ishte një dëmtim në stërvitje.

“Përfundimisht, qafa dhe krahu im u frynë në dyfishin e madhësisë dhe shkova ta kontrolloja,” tha ai.

Diagnoza e kancerit erdhi si një tronditje për Jack, i cili mori kohë për të pranuar gjendjen e tij.

“Shkova te mjeku duke menduar se ishte diçka e thjeshtë dhe mbeta me një diagnozë të kancerit. Ishte një moment i çuditshëm. Në fillim isha në shok, por më në fund e pranova sepse nuk mund të bëja asgjë tjetër, përshkruan djali.

Një fushatë GoFundMe e nisur për Jack ka mbledhur më shumë se 26,300 £, megjithëse objektivi i tij është 77,600 £. Dhurimi prej 2300 £ i Liam Payne ra në sy dhe e befasoi Jackin, i cili fillimisht mendoi se ishte një mashtrim ose një donacion anonim.

“Mendova se ishte e rreme derisa raportet filluan ta konfirmonin atë’’, u shpreh Jack.

Jack ndihej me fat dhe mirënjohës për bujarinë e Liamit:

“Ishte e trishtë të kuptoja se ai gjeti paqen përmes mbështetjes që u dha të tjerëve në momentet e tij të fundit.”