Në rrjetet sociale janë përhapur dyshime se Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Këto dyshime lindën nga mungesa e gjatë e postimeve të përbashkëta, siç ishim mësuar më parë. Mirëpo, Meriton Mjekiqi ka hedhur poshtë këto spekulime, duke postuar në InstaStory një video ku promovon projektin e ri të Ilnisës, duke treguar mbështetjen e tij për të.
Ilnisa do te kthehe në Top Channel me podkast-in “Flet”, me të ftuar sic shpjegohet nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor.
bal