Lajme

Shpërthimi në Prishtinë dyshohet se u shkaktua nga një skuter elektronik

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë duke intervenuar zjarrfikësit dhe prezentë janë njësitë relevante policore.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamet Shkodra.

Shkodra bëri të ditur se dyshimet i kanë që zjarri ka mundur të shkaktohet nga një skuter elektronik.

Ndërkohë, dëshmitarët për Tëvë1 kanë thënë se është dëgjuar një shpërthim i madh.

Ndërkaq, banorët të cilët jetojnë në atë objekt janë udhëzuar që të evakuohen.

Lidhur me rastin, redaksia ka dërguar pyetje në polici për të kuptuar më shumë detaje. /teve1.info/