Lajme

Kukaj: Me Haradinajn kryeministër, Kosova hyn në NATO

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Diellza Kukaj, e cila dje u nominua për kandidate për deputete, thotë se me Ramush Hardinajn si kryeministër Kosova do të hynte në NATO.

“Nën udhëheqjen e zotit Haradinaj, kemi vendosur integrimin në NATO si bazament të progresit tonë ekonomik dhe politik. E ardhmja e Kosovës është e ndritur, dhe me mbështetjen tuaj, jam e bindur që do t’i sjellim vendit tonë zhvillimin që meriton”, tha Kukaj.

Kukaj e vlerësoi si një nder për të dhe përgjegjësi, faktin që ajo u nominua si candidate për deputete.

“Ky besim është një nder dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim për të përfaqësuar zërin e qytetarëve tanë”, u shpreh ajo.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë, ka prezantuar dje kandidatët për Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Kandidat për deputetë nga AAK në Pejë janë: Ali Berisha, Shemsedin Dreshaj, Gazmend Syla, Arbër Tolaj, Diellza Kukaj, Fatmir Gashi, Ramush Ahmetaj dhe anëtari më i ri në parti, afaristi Egzon Kelmendi.