ShowBizzz

Sara mohon pëlqimin për Drilonin: Ai është fëmijë

Mesa duket Sara nuk paska pëlqim për Drilonin.

Gjatë një bisede intime para gjumit, Sara ndau mendimet e saj për dy djem në shtëpi, duke theksuar se secili prej tyre e tërhiqte për arsye të veçanta.

“Janë dy djem që për mua janë më interesantë dhe tërheqës në mënyra të ndryshme,” tha ajo.

Kam preferenca të veçanta, më pëlqejnë gjërat që dalin pak nga normat.”

Sara shpjegoi se njëri prej tyre i pëlqen për zgjuarsinë dhe tjetri për pamjen. Kur bashkëbiseduesi i saj tentoi të zbulojë se për cilët po fliste, duke sugjeruar se Driloni mund të ishte një prej tyre për pamjen, Sara e hodhi poshtë me një përgjigje të fortë: “Drilon është ende fëmijë, çfarë po thua!”

Kjo deklaratë e Sarës dëshmon se ajo nuk e sheh Drilonin në mënyrë romantike dhe ka një perceptim të ndryshëm për të.