Lajme

Shqiptarët protestojnë në Medvegjë kundër diskriminimit nga Serbia

Pёr herё tё parё, shqiptarёt sot u bёnё bashkё pёr tё protestuar nё komunёn e Medvegjёs. Para stacionit policor, ata kёrkuan t’u kthehen adresat qё i kanё pasivizuar. Nga pёrfaqёsuesit politik nuk munguan as deklaratat qё tё ketё mё shumё vёmendje ndёrkombёtare.

Pёr herё tё parё, shqiptarёt u mblodhёn pёr tё protestuar nё Komunёn e Medvegjёs.

E rrugёn e filluan nga objekti i Kёshillit Kombёtar Shqiptar nё drejtim tё stacionit policor nё kёtё komunё.

Atje u vendosёn disa nga parullat “Kthema adresёn”, “Jam kёtu, Medvegja, vendi im dhe i tё parёve tё mi”, “Duam libra shqip”.

As nё kёtё komunё, nuk mungoi flamuri kombёtar shqiptar.

Pёr kryetarin e Kёshillt Kombёtar Shqiptar,Nevzad Lutfiu  ёshtё e papranushme qё nё vitin 2024 shqiptarёt e Preshevёs, Bujanocit dhe Medvegjёs po pёrballen me probleme siç i quajti ai elementare.

Pёr shqiptarёt qё vijnё nga Medvegja dhe janё pasivizuar, deputeti shqiptar nё parlamentin e Serbisё, Shaip Kamberi pati njё lutje.

E gjithё protesta u pёrcoll nga zyrtarёt policorë atje.

Pёrveç Kamberit dhe Lutfiut, nga pёrfaqёsuesit politik mori pjesё edhe kreyetarja e komunёs sё Preshevёs, Ardita Sinani.

Pjesё e kёsaj proteste nuk ishte kryetari i komunёs sё Bujanocit, Arbёr Pajaziti.