LifeStyle

A do të ketë reshje shiu javën e ardhshme? Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim

Ashtu siç po ndodh tashmë prej disa ditësh edhe për javën e ardhshme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare shoqëruar me masa ajrore të thata. Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.