ShowBizzz

“U shkarkova padrejtësisht”: Bledi Strakosha fiton gjyqin ndaj RTSH-së!

Bledi Strakosha ka fituar gjyqin në Gjykatën e Tiranës ndaj Radio Televizionit Shqiptar, për shkarkimin e tij nga puna në mënyrë të padrejtë. Lajmin e ndau gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së padrejtësisë që ai ka përjetuar.

"U shkarkova padrejtësisht": Bledi Strakosha fiton gjyqin ndaj

“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Shkallës së I-rë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, për çështjen time me RTSH-në. Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së padrejtësisë që kam përjetuar dhe përpjekjes për të vërtetën dhe drejtësinë. Ndërhyrja e gjykatës dhe vlerësimi objektiv i çështjes sime më jep shpresë për të ardhmen dhe më jep besim se drejtësia, në fund, do të triumfojë. Jam thellësisht mirënjohës për drejtesinë dhe për trajtimin e kësaj çështjeje si dhe për dhënien e së drejtës që e kam kërkuar prej kohësh. Shumë falenderues edhe ndaj avokatit tim Gedeon Dudushi”, shkruan ai.



bal