Lajme

Spanja nuk gjen qetësi! Barcelona goditet nga përmbytjet

Barcelona është goditur nga përmbytjet ditën e sotme në një kohë kur përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Spanjë vazhdojnë pas reshjeve shkatërruese rreth Valencias javën e shkuar.

Pjesë të aeroportit “El Prat” të Barcelonës, i dyti më i madh në vend janë përmbytur. Më shumë se 80 fluturime janë anuluar ose vonuar, ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar.Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka vendosur pjesë të Katalonjës në alarm të kuq për reshje shiu të rrëmbyeshëm. Pamjet e fundit tregojnë makina të zhytura pjesërisht në autostradë.Një ngjarje e ngjashme meteorologjike, e cila goditi rajonin e Valencias javën e kaluar, ka shkaktuar të paktën 217 viktima. Gjatë ditës së sotme, ekipet e shpëtimit përqendruan përpjekjet e tyre në kërkimin e personave të zhdukur.Stuhia gjeti shumë persona të papërgatitur në automjetet e tyre në rrugë, apo edhe në hapësira nëntokësore si parkingje makinash, tunele dhe garazhe, ku operacionet e shpëtimit janë shumë të vështira.

Dyshohet se pronarët e disa bizneseve dhe punonjësit kanë mbetur të bllokuar brenda parkingut të makinave në një qendër tregtare në Aldaia, në periferi të Valencias, pasi përmbytjet pushtuan zonën.