Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit se zotëron disa mesazhe me Edi Ramën, është diskutuar ditë ne sotme në një emision televiziv.
Avokati Edmond Petraj tha se Kryemadhi duhet të shkojë të flasë në SPAK, pasi dosjet do vijojnë të hetohen
“Dosjet që janë në proces do të kalojnë të gjithë fazën e hetimit paraprak. Është thjesht një procedurë, çdo kush që thirret nga Prokuroria e Posaçme, që ka dijeni për ngjarjet do thirret të tregojë se çfarë di. Nuk e di se për cilën dosje po fliste Kryemadhi pasi atje janë 3 kallëzime. Janë të treja në proces dhe të treja nën hetim. Kështu që për këtë pikë ajo do shkojë atje të paraqitet patjetër.”- tha Petraj.
Edhe gazetari Ermal Peci i bëri tirrje Kryemadhit që të shkojë t’i dorëzojë të gjitha provat në SPAK, teksa shtoi se çdo politikan duhet të japë llogari për dosjet e bujshme që po hetohen.
“Monika Kryemadhi atë telefon të shkojë ta dorëzojë në SPAK dhe t’i tregojë provat se si Edi Rama është peshku i madh. Monika Kryemadhi të tregojë çfarë di, të shkojë të flasë. Ndryshe nga Ilir Meta, Kryemadhi edhe kur e ka pasur përballë Altin Dumani nuk e ka sulmuar. Në këto momente, çdo politikan shqiptar duhet të shkojë të japë përgjigje para SPAK-ut.”- u shpreh gazetari.