Shëndetësi

Studimi/ Kanceri nga i cili preken më shumë meshkujt lidhet me pesticidet e ushqimeve

Më shumë se njëzet lloje pesticidesh që përdoren në bujqësi janë identifikuar sot si faktorë të kancerit të prostatës, zbulon një studim i fundit në SHBA.

Studiuesit e Stanford University analizuan ekspozimin ndaj 295 kimikateve të ndryshme në të gjithë SHBA nga viti 1997 deri në 2006.

Meqënëse kjo sëmundje kërkon kohën e saj për t’u zhvilluar, studiuesit duhet të analizonin dhe rastet e kancerit në vitet 2011-2020 për të parë nëse zonat me përdorim të lartë të pesticideve gjithashtu kishin përqindje të ngjashme të shfaqjes.

Në rezultatet shokuese ata zbuluan se rrjedhimisht 22 pesticide të ndryshme bujqësore ishin të lidhura me diagnozat e kancerit te meshkujt e ekspozuar.

Katër nga pesticidet lidheshin gjithashtu me rritje të shanseve të vdekjes nga ataku kardiak dhe vdekje nga kanceri.

Studiuesit shkruanin: “Eskpozimi ndaj pesticideve kontribuon në variantet e kancerit të prostatës dhe vdekjeve si rrjedhojë.

Pesticide të tilla përdoren gjerësisht në bujqësinë ‘moderne’ në prodhimet më të përhapura si gruri, misri, drithërat, farat e sojës, dhe më pas në çdo produkt konsumi masiv si konfeksionet e drithërave për fëmijë apo ‘qumështi me bazë bimore’, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.