Lajme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq.

Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident që ka ndodhur në pas orës 08:00 janë përfshirë dy vetura.

“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona”, thuhet në përgjigjen e policisë për teve1.info

Sipas PK-së personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa njësitet policore po hetojnë rrethanat e aksidentit.