Lajme

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës, raportohet se u thirrën tri ambulanca

Një aksident i rëndë ka ndodhur mënegjesin e sotëm në Kçiq të Mitrovicës.

Në pamjet e publikuara nga Mitropoli shihen dy vetura tepër të dëmtuara nga përplasja.

Sipas këtij mediumi, janë thirrur tri ambulanca dhe zjarrfikësit.

Insajderi ka tentuar ta kontaktojë policinë por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.