Lajme

Memli Krasniqi zhvillon takim pune me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.

Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka treguar se ish-kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe “nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni”.

Bashkëbiseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”.