120
Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” kishte njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym.
Lidhur me këtë ka reaguar Klan Kosova, ku thuhet se në ambientet e tyre është kryer sulm huligan me mjete piroteknike.
“Nga automjeti ku ndodheshin katër gra, me të ka hyrë brenda hapësirës së televizionit dhe Klan Arenës, janë hedhur mjetet e rrezikshme në drejtim të sipërfaqës prej druri, çka ka rrezikuar përfshirjen nga zjarri, njëkohësisht duke rrezikuar seriozisht jetën e të gjithë punëtorëve”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pak pas mesnatës kishte zhvilluar një aksion me grafite në muret e ambienteve të televizionit Klan Kosova.
“Klani dhunon gratë”, “Bojkoto Klanin”, janë disa nga mbishkrimet.
Ky aksion i organizatës erdhi pasi produksioni i “Big Brother Vip Kosova 3”, ka vendosur ta fus si banor ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, të cilin kjo e fundit muaji më parë e akuzoi për dhunë fizike e psikike, duke publikuar pamje tronditëse.