ShowBizzz

U tha se është shtatzënë në moshën 51 vjeçare, Artjola Toska zbulon si qëndron e vërteta

Ditën e sotme në disa media u përhap lajmi se këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artjola Toska, është në pritje të ëmbël.

Artisten prej kohësh e kemi parë të tërhequr nga daljet publike, ndërsa tashmë u përfol se këngëtarja do të bëhet nënë në moshën 51-vjeçare.

Nisur nga kjo Artjola ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ku përgënjeshtron lajmin.

Ju falenderoj me gjithë zemër por fatkeqësisht është lajm i pavërtetë që bëhet për klikime. Gjithsesi faleminderit për fjalët e mira”– ka thënë Artjola.



lokimagazine