ShowBizzz

Lajmi i shtatzënisë ‘mori dhenë’, reagon për herë të parë Artjola Toska

Artjola Toska është një nga zërat më të dashura të muzikës në vendin tonë dhe kudo ku ka shqiptarë. Artisten prej kohësh e kemi parë të tërhequr nga daljet publike. Ndonëse kohëve të fundit është folur se këngëtarja do të bëhet nënë në moshën 51-vjeçare.

Nisur nga kjo Artjola ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, ku përgënjeshtron lajmin.

“Ju falenderoj me gjithë zemër por fatkeqësisht është lajm i pavërtetë që bëhet për klikime.

Gjithsesi faleminderit për fjalët e mira”- ka thënë Artjola.